Bashkia, pritje zyrtare per Ditën e Frankofonisë

20/03/2010 16:10

Me rastin e Ditës Botërore të Frankofonise dhe 12 vjetorit të anëtaresimit të Tiranës në Shoqatën Botërore te Kryeqyteteve Frankofone, Bashkia e Tiranës organizoi një pritje zyrtare në ambientet e saj.

Duke vlerësuar Qendrën e Aleancës Franceze në Tiranë si institucion arsimor kulturor dhe promovues i kulturës frankofone, kryetari Rama i ka dhuruar ekipit perfaqësues një certifikatë mirënjohjeje të qytetit të Tiranës.

Rama, si kryetar i bashkisë së Tiranës, prej 10 vjetësh është një nga anëtarët më të vjetër të shoqatës botërore të kryeqyteteve frankofone.
 

 

Top Channel