Ambiciozë dhe të guximshëm? Vendimtare është dopamina

20/03/2010 16:20

Ambiciozë, energjikë, të gatshëm për sakrifica fizike dhe morale për të arritur synimet dhe objektivat që i kanë vënë vetes.

Njerëz të tillë nuk i ndalon asgjë. Por ku e gjejnë ata këtë forcë? Gjithcka është e shkruar në genet e tyre, ose më saktë në neurotransmetuesin e quajtur dopaminë. Sipas një kërkimi të Columbia University, njerëzit më kërkues të shoqërisë janë ata që kanë një sasi më të madhe neurotransmetuesish D2/D3, e cila motivon një zonë të trurit.

Profesorët e psikiatrisë në universtitet kanë analizuar një grup vullnetarësh nëpërmjet teknikës PET, ndërsa rezultatet e këtij kërkimi janë publikuar në revistën “Biological Psychiatry”. “Nga studimi jonë kemi dalë në përfundimin se në bazë të dopaminës, caktohet edhe pozicioni shoqëror e social”, shprehet një prej shkencëtarëve.  

Top Channel