Xhuvani: Të thuhet e vërteta e zgjedhjeve

19/03/2010 11:20

Deputetja Luiza Xhuvani në fjalimin e saj të parë në sallën e kuvendit të Shqipërisë kërkoi nga kryeministri Sali Berisha dhe e gjithë mazhoranca shqiptare që të lejojë hapjen e kutive, përmes hapjes se ndërgjegjjes.

“Hapni ndërgjegjjen dhe thoni të vërtetën në sy për atë cfarë ka ndodhur. Vlerësoj inteligjencën e kryeministrit për t’iu drejtuar me një fjali: Ju vuani nga kompleksi i Akilit, por ne jemi më të moderuar se Antikiteti. Le ta quajmë thembrën, hapjen e kutive duke ju siguruar se ne nuk do të përdorim shigjeta”, u shpreh Xhuvani.

Menjëherë pas saj, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu i kerkoi deputetes socialiste që të mos recitojë tekstet që i ka dhënë kreu i PS-së.

“Nëse ke ardhur të bësh rolin e deputetit, lëri recitimet dhe lotët e hipokrizisë se me ato nuk ecet përpara”, u shpreh Mediu.

Top Channel