Sherr mes deputetëve në seancën plenare

19/03/2010 19:50

Në kuvendin e Shqipërisë vazhdojnë diskutimet e deputetëve, të shndërruara tashmë në monotoni, pasi janë thuajse të njëjtat qëndrime që përsëriten nga të dyja palet.(UPDATE)

Deputetët e opozitës kanë kërkuar me ngulm hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit ku përfshihet edhe hapja e kutive, ndërsa nga mazhoranca përgjigjja ka qenë e njëjte, ngritja e një komisioni hetimor por pa shkelur vendimet e gjykatave cka nënkupton se shumica nuk lëshon tek kutitë.

Mbi këtë refren është mbeshtetur perballja e paleve, e cila pritet të vazhdoje edhe gjatë oreve të mbrëmjes së sotme.

Me gjithe kete maratone diskutimesh, nuk ka ende asnje shenje kompromisi, mes dy palëve.

Dhe pikërisht në këtë seancë tepër të rëndësishme, është regjistruar edhe një sherr mes deputetëve Gazmir Bizhga dhe Gent Strazimiri. Gjithcka nisi pas një debati për procedurë, por që rrezikoi të degjenerontë në dhunë mes të dyve.

Ndërkohë diskutimet e deputetëve po shkojnë drejt fundit dhe pritet gjatë mbrëmjes të hidhet në votim projektligji i ndryshuar nga demokratët për komisionin hetimor.

Nuk dihet nëse socialistët do të jenë në sallë ne momentin e votimit, por nje gje eshte e sigurte: ata do te votojne kunder.

Top Channel