PS përgatitet për protesta

19/03/2010 19:45

Teksa deputetët socialistë dhe demokratë po përballen në sallën e kuvendit për të dytën ditë me radhë, paralelisht gjate drekës kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar me të gjithë krerët e Partise Socialiste nëpër rrethe. Ky takim i paraprin qëndrimit që do të mbajë shumica në parlament.

Edhe drejtuesit në baze shprehën gatsihmërinë të mbështesin vendimin e lidershipit për të rinisur protestat nëse mazhoraca nuk do të pranojë hapjen e kutive të votimit.

“Jemi te vendosur t’i shkojme deri ne fund ketij procesi dhe nese Berisha nuk terhiqet ne jemi te vendosur te kerkojme largimin e tij”, u shpreh kreu i socialisteve ne Berat, Selman Hodaj.

Burime nga selia roze konfirmojne se momenti kur kuvendi do të hedhë poshtë propozimet e socialistëve do të jetë pikënisja e radikalizimit te qëndrimit që do të ketë në qendër të tij protestat masive në të gjithë vendin deri në largimin e qeverisë.

Top Channel