Ngrihet komisioni, thellohet kriza

19/03/2010 21:15

Komisioni hetimor për zgjedhjet u ngrit…Por kriza jo vetëm nuk u zgjidh, por tani ka marre përmasa të reja.

Një absurd që i pershtatet fare mirë Parlamentit të Shqipërise. Një mazhorancë që voton komisionin e kërkuar nga opozita, por jo me kushtet e saj, dhe një opozitë që tërhiqet në fund nga nismat e saj, sepse mazhoranca nuk parashikon në ndryshimet e ligjit, hapjen e kutive.

Palët ishin aq të ndara në këtë cështje, saqë mes socialistëve dhe demokratëve ka patur debat edhe nëse cilësohej e tërhequr sipas rregullores nisma e socialistëve për hetimin e zgjedhjeve.

“Nesër bëni kërkesën tuaj, por ju s’kini të drejtë të votoni me ose pa kuorum mbi një kërkesë tonën për ngritjen e komisionit hetimor apo nisma kur neni përkatës më jep të drejtën mua ta tërheq dhe t’i ke detyrimin të deklarosh mbylljen e seancës dhe jot ë votosh atë që tërhoqa une. Cfarë do votosh?! Pretendimi juaj është bërë mbi bazën e kërkesës time. Unë e tërhoqa kërkesën time. Cfarë do votosh?”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u përgjigj duke deklaruar se kërkesa nuk është depozituar në emër të grupit parlamentar.

“Kjo është në emër të Gramoz Rucit. Jo zoteri nuk më ke sjellë kërkesën në emër të grupit parlamentar. Kërkesa juaj është në emër të 35 deputetëve”, tha zonja Topalli.

Por megjithëse zoti Berisha mungoi, mesazhet e forta të opozitës për të nuk munguan. Po ashtu edhe kunderpergjigja e menjëhershme e demokratëve.

Top Channel