Një gabim kompjuteri ka “persekutuar” për 8 vjet rresht një cift të moshuarish në lagjen Brooklyn te New York.
Agjentët e policisë kanë ndërhyrë rreth 50 herë në shtëpinë e 80 vjecarëve dhe sa herë kanë dalë nga dera me duar bosh, kanë kërkuar falje. Por nuk vononte shumë dhe ata hynin pa asnjë motiv në apartament pak kohë më vonë.
Cifti i pleqve ka protestuar për prishjen e qetësisë dhe autoritetet kanë arritur ta zgjidhin problemin. Sipas versionit zyrtar, kur në vitin 2002 u instalua sistemi i ri kompjuterik i policisë, adresa e familjes Martin ishte përdorur për testime.
Por pas përfundimit të testeve, teknikët informatikë nuk e cinstaluan emrin e familjes Martin nga sistemi, pasi sa herë fshihet, rigjenerohet nga sistemi, duke ndezur sinjalin e alarmit.
Top Channel