Meta në SHBA: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshëm

19/03/2010 20:20

Zëvendëskryeministri dhe ministri jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet këto ditë në Uashington, ku deklaroi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme the theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, janë me rëndësi të madhe për arritjen e një paqeje të qendrueshme në Ballkan.

Zoti Meta ishte zyrtari i parë nga Shqipëria që vizitoi shqiptarët në Luginën e Preshevës, Ministri i jashtëm Ilir Meta tha se Shqipëria mbështet njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës dhe shprehu mendimin se tani, sfidat për Kosovën janë që ajo të konsolidojë institucionet e reja dhe që këto institucione të forcohen në përputhje me të ardhmen e saj europiane.

Duke folur për vizitën e tij në Serbi, zoti Meta tha se megjithë mosmarrëveshjet për pavarësinë e Kosovës, Tirana dhe Beogradi janë dakord se Kosova duhet të përfshihet në të gjitha nismat rajonale. Ai solli si shembull faktin që në konferencën rajonale në Tiranë morën pjesë si ministri i brendshëm i Serbisë ashtu edhe ai i Kosovës.

Shqipëria beson se pa pjesmarrjen e secilit, integrimi i krejt rajonit në Bashkimin Europian nuk mund të jetë i plotë, tha ministri shqiptar. Zoti Meta ishte zyrtari i parë nga Shqipëria që vizitoi shqiptarët në Luginën e Preshevës, vizitë të cilën e quajti një kapitull të ri dhe historik.

“Mendoj se ky ishte një shembull i mirë se si mund ta ndryshojmpë historinë për mirë dhe se si mund të transformojmë burimet e konfliktit në burime të bashkëjetesës paqësore, të respektit për të drejtat njerëzore dhe etnike, qëndrueshmëri, bashkëpunim dhe begat”, tha Meta.

Ai tha se një qëndrim i tillë i ri do të sjellë një ndikim pozitiv për të gjithë rajonin në vështrimin afatgjatë.
I pyetur për vështirësitë e politikës së brendshme që po kalon Shqipëria, zoti Meta përsëriti argumentet e njohura të shumicës lidhur me kërkesat e opozitës socialiste.

Por ai tha se këto probleme duhen parë me një sy realist sepse vetëm 20 vjet më parë Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Europës dhe nuk është e lehtë që të gjithë politikanët të respektojnë rregullat e lojës.

Top Channel