Londër, kryhet transplanti i parë i trakesë

19/03/2010 13:00

Transplanti i parë në botë i trakesë është kryer tek një fëmijë në spitalin “Great Ormond Street” të Londrës.

Operacioni është udhëhequr nga një mjek italian, Paolo Macchiarini, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Mjekët anglezë dhe ata italianë transplantuan një trake të re në trupin e një fëmije 10-vjecar, duke përdorur qelizat staminale të pacientit për ta rigjeneruar brenda organizmit të tij.

Top Channel