Kontroll barnave në treg

19/03/2010 16:10

Të hënën nje Task Force e ngritur me urdhër të ministrit te Shëndetësise do të nisë aksionin për kontrollin e barnave të hedhura në treg në farmacitë e kryeqytetit persa i perket cilesise por dhe origjines se tyre.

Ministri i Shendetësise Petrit Vasili duke u kërkuar drejtuesve te poliklinikave të kryeqytetit rritje të cilësise së sherbimit ndaj pacientëve ka garantuar edhe cilësi të barnave me të cilet ata kurohen.

Kjo deklarate e ministrit te Shëndetësise u bë gjatë analizës vjetore të Autoritetit Shendetësor Rajonal, ku merrnin pjese drejtues te poliklinkave në kryeqytet të cilëve ministri Vasili u ka kërkuar të mos lejojnë askënd të njollosin bluzën e bardhë.

Top Channel