Fyle: Progres për vizat

19/03/2010 19:30

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Shtefan Fyle mbërrin në Tiranë në pikun e debateve politike, ndërsa Kuvendi është përfshirë në një seancë maratonë diskutimesh.(UPDATE)

Duke folur per ceshtjen e vizave ai tha se “jeni në rrugën e duhur dhe se janë bërë perparime”.

Duke folur për krizën politike, Fyle lexoi një deklaratë të shpërndarë për median që në aeroport, ende pa konsumuar asnjë takim me zyrtaret ne Tirane.

Në këtë deklaratë theksohej se kriza politike do te pengoje proceset integruese. Ai kritikoi bojkotin parlamentar, duke e konsideruar të papranueshëm në një demokraci, si dhe kërkoi mbështetjen e politikës në dy shtylla të demokracisë: zbatimin e Kushtetutës dhe transparencën.

Deklarata e Komisionerit sapo mbërriti në Tiranë:

Një parlament thellësisht funksional është thelbësor për një funksionim të plotë të demokracisë. Nëse ngërçi politik vazhdon, kjo me të vërtetë mund ta pengojë Shqipërinë në arritjen e standardeve politike të pritshme nga një vend që ka aplikuar për anëtarësim në BE. Parlamenti është vendi për dialog dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Bojkotet parlamentare nuk kanë vend në politikën demokratike në mënyrën se si zbatohet në Bashkimin Evropian. Rruga në vazhdim duhet të udhëhiqet nga dy parime themelore demokratike: Respekti për Kushtetutën dhe transparenca. Në interes të vendit të tyre dhe të perspektivës së integrimit evropian, liderët politikë të Shqipërisë duhet të përballen tani me këtë sfidë në mënyrë konstruktive dhe në frymën e Bashkimit Evropian.  

Top Channel