Fyle: Ngërci politik mund të pengojë Shqipërinë

19/03/2010 16:50

Komisioneri për Zgjerimin Shtefan Fyle në një deklaratë shpërndarë për mediat para nisjes së takimeve në Tiranë, vlerëson se vijimi i ngërcit politik, mund ta pengojë Shqipërinë në arritjen e standardeve të pritshme nga një vend aplikant për anëtarësim në BE.

“Një parlament thellësisht funksional është thelbësor për një funksionim të plotë te demokracisë. Bojkotet parlamentare nuk kanë vend në politikën demokratike në menyren se si zbatohet në Bashkimin Evropian. Rruga në vazhdim duhet te udhehiqet nga dy parime themelore demokratike: respekti per Kushtetuten dhe transparenca. Ne interes te vendit te tyre dhe te perspektives se integrimit evropian, lideret politike te Shqiperise duhet te perballen tani me kete sfide ne menyre konstruktive dhe ne frymen e Bashkimit Evropian”, shprehet Fyle në deklaratën e tij.

Top Channel