Fyle: Bojkotet nuk janë zgjidhje

19/03/2010 18:00

Komisionerin i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Shtefan Fyle deklaroi, në takimin e zhvilluar me presidentin e Republikës, Bamir Topi, se vazhdimi i ngërcit politik dhe moszgjidhja e situatës politike, do të ngadalësojë procesin e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë.

“Bojkotet nuk kanë vend në demokracinë evropiane”, mësohet të ketë deklaruar Fyle, bëri të ditur një njoftim publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

Fyle ka theksuar ndër të tjera se nëse nuk arrihet zgjidhje, atëherë përgjegjësi për këtë do të kenë udhëheqësit politikë.

Kreu shqiptar Bamir Topi, në bashkëbisedim vlerësoi pozitivisht rivendosjen e dialogut politik institucional mes mazhorancës dhe opozitës dhe shprehu besimin se me vullnetin politik të palëve dhe angazhimin serioz të tyre, ekzistojnë të gjitha mundësitë që zgjidhja të vijë në mënyrë institucionale dhe në funksion të demokracisë dhe të interesave të qytetarëve shqiptarë.”

Top Channel