Dokle: Manipulim me votat e të burgosurve

19/03/2010 10:10

Deputeti i PS, Namik Dokle duke folur për manipulimet që sipas tij mazhoranca u ka bërë zgjedhjeve të 28 qershor, ka deklaruar se persona të mbyllur në qeli kanë rezultuar se kanë votuar gjatë procesit.

Sipas Dokles, një ngjarje e tillë ka ndodhur ne Fushë Kuqe.

“Një i burgosur ka votuar në Fushë Kuqe. Jo një i burgosur nga ata që i liruat ju, por një i burgosur që ndodhej në burg”, ka pohuar Dokle.

Top Channel