Bulqizë, debat për kromin

19/03/2010 12:15

Shfrytëzimi i paligjshëm i burimeve të kromit, shfrytëzimi i punës së femijëve dhe aksidentet e shumta, detyruan organet shtetërore në qarkun e Dibrës të krijojnë një task forcë në qytetin e Bulqizës për hetimin dhe zgjidhjen e shumë problemeve.

Në këtë takim përfaqësuesit e Inspektoriatit të Punës akuzuan kompanitë që kanë marrë licensa dhe koncensione kromi për nxitje të punës së të miturve dhe stogjet e rrezikshme të kromit, duke ja blerë kromin e mbledhur femijëve.

Ndërsa drejtuesit e Zyrës Tatimore akuzuan se shume licensa jane dhene nga ana e Qendres Kombetare e Regjistrimit ne nje kohe kur kompanite nuk kishin asnje leje minerare.

Drejtori i Policise se qarkut Ilia Nasi tregon se ka nisur nje hetim per abuzime dhe vjedhje te kromit. Ne takim ai deklaroi se disa nga kompanite e licensuara leshojne fatura fictive per te blere kromin e mbledhur ne menyre te jashtligjshme.

Nderkohe qe ne Bulqize vijonin diskutimet disa kilometra me tej ne stoqet e rrezikshme te kromit disa qindra vete vijonin mbledhjen e mineralit.

Top Channel