Australi, turistja filipinase burgoset gabimisht

19/03/2010 10:30

Aventurë e pakëndshme për një filipinase, së cilës iu desh që të qëndronte 5 ditë në burg në Australi, për shkak se doganierët e Melburnit ngatërruan cajin me lëndën narkotike, anfetaminë.

Turistja, sapo kishte zbritur në aeroportin australian, kur qentë antidrogë reaguan ndaj tre pakove me caj limoni që ajo kishte në bagazhe.

Shtetasja filipinase u burgos për pesë ditë gabimisht dhe pasi rifitoi lirinë mori edhe 3300 euro demshperblim moral dhe material.

Top Channel