Xhafaj: Duam hetim të zgjedhjeve

18/03/2010 18:00

Nis seanca plenare parlamentare ku po diskutohen nismat e Partisë Socialiste, me anë të të cilave opozita pretendon t’i japë zgjidhje krizës politike.

Deputeti socialist, njëherazi edhe një prej aktorëve kryesorë të opozitës në Komisionin e Ligjeve, Fatmir Xhafa deklaroi se PS kërkon domosdoshmërisht të mësojë se cila është e vërteta që ndodhet në kutitë e votimit.

“Nuk mund të ketë hetim parlamentar pa kutitë. Gjithcka tjetër do të ishte dështim i radhës. Vendimi për mos hapje të kutive do të mund të ndalohej prej ndonjë norme juridike. Por nuk ka asnjë normë apo vendim gjyqësor të urdhërojë një ndalim të tillë. Ky komision parlamentar nuk synon të marrë të pandehur askënd apo të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, por të kryejë veprimet proceduriale dhe eliminimin e problemeve në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Xhafaj.

Top Channel