Turk: Reformoni sistemin zgjedhor

18/03/2010 23:05

“Për të patur zgjedhje të drejta, nevojitet ligji i duhur elektoral”. Këtë sugjerim jep Presidenti i Sllovenise Danilo Turk për zgjidhjen e situatës në Shqipëri.

Sipas tij, vendi duhet të kuptojë që procesi elektoral nuk përfshin vetëm ditën zgjedhore dhe numërimin e votave, por nis me trajnimin e komisionerëve. Për presidentin slloven, kjo gjë nuk mund të realizohet brënda natës, sepse kërkon përgjegjshmëri qytetare dhe vullnet politik.

Këto vlerësime Danilo Turk i dha gjatë takimit me gazetaret e rajonit ne prag te samitit BE- Ballkan, që mbahet të shtunen në Bërdo të Sllovenisë. Ai shpjegoi se heqja e regjimit të vizave në rajon do të jetë një prej mesazheve kryesore të ketij samiti.

Për problemin  e emrit të Maqedonisë me Greqinë, Danilo Turk  vlerësoi se një takim  mes presidentëve Papulias dhe Ivanov do të ishte më i frytshëm se pozicionet e qeverive respektive, duke shtuar se historia nuk mund të zgjidhë problemet bashkëkohore.

Top Channel