Shkodër, eksploziv në derën e një banese

18/03/2010 10:45

Një sasi eksplozivi prej 100 gramësh u gjet nga policia e vendosur në derën e një familjeje në lagjen pranë varrezave katolike të qytetit të Shkodrës.

Mëngjesin e sotëm rreth ores 6:00 një nga banorët e pallatit vërejti sasinë e eksplozivit ne deren e shtetasit Bashkim Dushi.

Pasi është lajmëruar policia është njoftuar edhe familja që të braktiste banesën ne kohe. Forcat e policisë brenda pak minutash caktivizuan eksplozivin, i cili nuk ishte ndezur ende nga autorët e vendosjes.

Policia po heton ne lidhje me kete ngjarje dhe aktualisht po shikohen disa pista. Banesa eshte ne pronesi te shtetasit Bashkim Dushi, i ati i gazetarit te Top Channel, Ervin Dushi.

Top Channel