SHBA, kufomë poshtë krevatit të hotelit

18/03/2010 16:55

Një muaj nga zhdukja, trupi i një gruaje është gjetur poshtë krevatit në të hotelit në të cilin banonte.

Ngjarja ka ndodhur në Memphis te Tennessee, ku që në ditën e zhdukjes së saj, dhoma ishte banuar nga 5 familje të ndryshme. Trupi i Sony Millbrook u gjet nga policia pasi komshinjtë u ankuan për erën e keqe që vinte nga hyrja ngjitur.

Mamaja e 5 femijëve ishte zhdukur që në datën 27 shkurt pasi nuk kishte shkuar të merrte fëmijët në shkolle. Ajo sapo ishte dëbuar nga hoteli pasi nuk kishte bërë pagesën edhe pse rrobat ishin ende në dollap.

Policia arrestoi të fejuarin e saj pasi i gjeti një armë zjarri pa leje. Trupi i viktimës ishte fshehur poshtë strukturës metalike të krevatit.

Top Channel