Ruci: Berisha, dëgjo argumentat e opozitës!

18/03/2010 19:45

Deputeti socialist Gramoz Ruci kërkoi nga kryeministri Sali Berisha që të degjojë argumentat e opozitës për zgjidhje të krizës dhe vetëm pasi të ketë bërë këtë ai mund të japë reagimin e tij lidhur me propozimet.

“Zoti kryeministër, kembet mbaji ne toke mendjen ne koke. Shqiperia eshte ne krize dhe kjo pergjegjesi eshte te ju. Ne jemi ketu per te shprehur vullnetin për të negociuar”, u shpreh Ruci.

Duke theksuar se opozita kërkon që të sjellë me argumenta atë që ajo ofron për zgjidhjen e krizës, Ruci kërkoi nga Berisha që të dëgjojë deri në fund zërin e deputetëve socialistë.

Top Channel