Qeveria nis fushatën e rrugëve

18/03/2010 15:10

Gjatë inaugurimit për ndërtimin e rrugës, qe lidh komunën e Prezës me rrugën nacionale, një projekt turistik prej 176 milionë lekësh, Kryeministri Sali Berisha ka shmangur cdo koment mbi situatën e ngarkuar politike në vend, duke përqendruar vëmendjen vetëm tek projektet për rindërtimin e vendit.(UPDATE)

Investimet e qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës në vend, kryeministri Berisha i cilësoi edhe si masën kryesore të qeverisë për përballimin e krizës ekonomike botërore dhe rritjen pozitive ekonomike të vendit.

“Kam kënaqësi qe celëm siparin e punëve publike, të pafundme të këtij viti, me rrugën e komunës suaj, por ju siguroj se, gjate ketij viti, ne do të inaugurojme fillimin e punimeve në qindra dhe mijëra kilometra rrugë në të katër anët e vendit; rrugën e Arbrit, autostradën Tirane-Elbasan, segmentin e Boshtit të Jugut, Berat-Tepelenë. Punimet vazhdojnë në Korcë-Qafë Pllocë dhe në qindra e mijëra kilometra rrugë rurale”, theksoi Berisha.

Takimi me banorët e Prezes është shfrytëzuar nga kryeministri Berisha, për të risjellë në vemendje edhe slloganin elektoral të Partisë Demokratike, te cilin zoti Berisha e perdori, jo vetem për të dhënë garanci për realizimin e projektit të liberalizimit të vizave, por edhe të vazhdimësise së qeverisjes së tij.

“Ne do të vazhdojmë projektin tonë. Dhe ky projekt është projekti i ndryshimit vendimtar të Shqipërise, është projekti i ndryshmit te Shqiperise në një Shqipëri të vërtetë europiane, është projekti, në të cilin shqiptarët do ta ndjejne veten qytetarë europiane, se pari me heqjen e vizave brenda këtij viti, sic eshte premtuar, me rritjen e vazhdueshme të rrogave dhe pensioneve, me ndërtimin e një infrastrukturë me moderne në rajon dhe më gjerë. Do të jetë Shqipëria, në të cilen qytetaret e saj do ta ndjejne vetën gjithnjë e me krenare”, theksoi Berisha.

Top Channel