Origjina e qenve nga Lindja e Mesme

18/03/2010 17:50

Qentë e kanë origjinën nga Lindja e Mesme dhe jo nga Europa apo Kina sic ishte menduar deri më tani.

Sipas një studimi të hollësishëm të kryer me ADN-në e qenve dhe te ujqërve, të afermit e tyre parahistorikë kane jetuar pikërisht në Lindjen e Mesme.

Kërkimi i publikuar në revistën “Nature” është kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles. Ashtu si shumë kafshë të tjera shtëpiake apo kafshë blektorale edhe qentë e kanë origjinën nga kjo tokë. “Qentë kanë më shumë ngjashmëri me ujqerit gri të Lindjes së Mesme se sa me të gjithë ujqërit e tjerë të botës”, shprehet biologu Robert Wayne.

Ai shton se janë studiuar shumë kampionë, rreth 900 qenë dhe 200 ujqër gri. Qentë e parë në Lindjen e Mesme datojnë 13 mijë vjet më parë, ndërsa ujqërit e kanë nisur jetën e tyre shumë kohë më parë.   

Top Channel