Operacion ”Rinasi 1”, arrestohen pesë persona

18/03/2010 14:55

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë shtetas, mes të cilëve dy doganierë dhe dy tregtarë konfeksionesh gjatë një operacioni te koduar Rinasi 1.

Sipas policisë pas një hetimi dhe përgjimi 3 mujor, u vërtetua se në bashkëpunim më njeri–tjetrin të arrestuarit i kalonin mallrat pa doganë me qëllim përfitimin financiar. Bllokimi i një sasie malli të konsiderueshëm prej 680 kostume femrash, 500 copë fustane femrash dhe 60 cope funde femrash, u bë i mundur në një automjet ne autostrade.

Për ndjekje penale, në gjendje te lirë  janë dërguar edhe përgjegjësi i turnit në doganë si edhe një doganiere qe ndodhej prezent në momentin e kalimit te mallrave.

Por ky nuk është i vetmi rast evazioni dhe kontrabandë. Ka edhe të tjerë, të cilet ju mund t’i ndiqni sot në mbrëmje në emisionin “Fiks Fare”.
 

Top Channel