Kriza, kryeministri hungarez paguhet 4 qindarka në vit

18/03/2010 16:30

Vetëm 12 fiorine (4 qindarka euro) në vit. Kjo ështe paga që merr kryeministri i Hungarisë, Gordon Bajnai.

Nuk është i fundit në listën e hierarkisë së pagave, por kreu i ekzekutivit te Budapestit ka vendosur të solidarizohet me të gjithë punonjësit e administratës, të cilëve u eshte shkurtuar paga për shkak të krizës ekonomike.

Në një intervistë dhënë pëe gazetën “Blikk”, ish biznesmeni i suksesshëm që zëvendësoi socialistin Ferenc Gyurcsany, ka dhënë një shembull se si edhe kryeministri mund të sakrifikoje nga xhepi personal për vendin e tij.

Në qëndër të programit të tij është normalizimi i financave të Hungarisë në një moment shume delikat jo vetëm për vendin e Europës qëndrore por për gjithë botën. Ai shprehet se si një kursimtar që është, dëshiron ta ruajë shumën simbolike si një kujtim për vitin e parë të qeverisjes. Zgjedhjet politike te Hungarisë do zhvillohen në 11 prill, ndërsa Hungaria do futet ne eurozonë në vitin 2014.  

Top Channel