Durres, humb jeten 22-vjecari

18/03/2010 14:15

Një 22-vjecar ka gjetur vdekjen pas kontaktit me një nga telat e tensionit të lartë. Ndërsa përpiqej të siguronte skrap duke u hedhur mbi vagonin e fundit të një treni mallrash, Kujtim Kovaçi 22 vjeç, lindur në Bize të Tiranës dhe banues në Durrës ka rënë në kontakt me nje tel te tensionit te larte qe ishte keputur.

Treni ka qene ne levizje dhe ai eshte rrezuar pertoke. I riu eshte derguar i vdekur ne spital ku dhe ka rezultuar se shkaku i tragjedise ka qene kontakti me rrymen elektrike. 22-vjecari ishte nje i sapomartuar dhe i papune. Nevoja per te jetuar dhe mbajtur familjen e kishte drejtuar per ne stacionin hekurudhor te plazhit aty ku kalojne trenat e mallrave me skrap.

Ka qenë së bashku me nipin e tij bashkëmoshatar, po fatkeqësisht ka gjetur vdekjen ndërsa përpiqej të siguronte bukën e gojës duke vjedhur ngarkesat me hekurishte.

Top Channel