Brace: Berisha mban peng zgjidhjen

18/03/2010 21:45

Deputeti socialist Erjon Brace akuzoi kryeministrin Sali Berisha se po mban peng zgjidhjen e krizës politike.

Duke kërkuar hetim të zgjedhjeve përmes hapjes se kutive, Brace theksoi opozita ndodhet në kuvend për të kërkuar zgjidhje ligjore dhe kushtetuese duke konsumuar deri në fund pa u lëkundur në asnjë rast instrumentat politikë.

“Zoti kryeministër, po shoh që zgjidhja po mbahet peng nga ti! Sot dëgjuam fjalën ofertë, po ky është term pazari që i ka leverdisur cdo herë në muajin mars kur e ka parë veten keq ose shumë keq. Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë pazar, por ligj në respekt të kushtetutës dhe ligjeve të këtij vendi. Kemi ardhur të vendosim një standard, atë të hapjes se kutive”, u shpreh Brace.

Top Channel