Bosch: Besoj në kompromis mes palëve

18/03/2010 13:40

Shefi i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch shprehu besimin e tij se në seancën e sotme plenare do të arrihet kompromisi mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, për t’i dhënë fund kështu krizës politike disamujore në vend.

“Palet nuk duhet të marrin gjithcka kërkojnë, ndaj duhet të bëjnë edhe lëshime”, u shpreh Bosch, duke kërkuar që në punimet e sotme mazhoranca dhe opozita të tolerojnë në këmbim të gjetjes së zgjidhjes.

Sipas Bosch, rruga e vetme mbetet kompromisi mes palëve.

Apeli i disa javor i ndërkombëtarëve është që Shqipëria t’i japë fund krizës së saj politike dhe mazhoranca e opozita të punojnë së bashku, për përmbushjen e reformave që i kërkohen vendit në kuadër të integrimit.

Deklarata e Bosch u dha gjatë një vizitë, që ambasadori zhvilloi në Kukës.

Top Channel