Berisha: Jemi mes katër vendeve me rritje ekonomike

18/03/2010 10:55

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shqipëria është një prej katër vendeve të vetme në botë me rritje ekonomike.

Duke folur në inaugurimin e rruges së Prezës, në Tiranë, Berisha theksoi se renia ekonomike globale e vitit 2009 nuk ndodhi në Shqipëri.

Kryeministri duke deklaruar edhe startimin e fushates së sistemimit të rrugëve në të gjithë vendin, preku edhe temën e vizave, duke vënë theksin se liberalizimi i tyre do të bëhet brenda vitit.

Top Channel