Australi, tërhiqet statusi neutral për mashkullin/femer

18/03/2010 17:20

Shteti australian i Uellsit te Ri ka bërë një hap pas në cështjen e shtetasit me seksualitet të dyfishtë, i cili ishte përcaktuar si “neutral”.

Norrie May-Welby ishte personi i parë ne bote që merrte nje status te tillë seksual, por zyra e gjendjes civile e anuloi këtë vendim sapo lajmi u përhap ne gjithë botën.

Në bazë të një konsulence ligjore, zyra e cilësoi si te pavlefshem mosspecifikimin e seksit. 48 vjecari Norrie May-Welby, i lindur mashkull ndërroi seks në vitin 1989 por që atëherë ka qënë përherë i pavendosur për caktimin e gjendjes seksuale, duke kërkuar një identitet “neutral”.

“Kur më dhanë lajmin e anulimit ishte njëlloj sikur të më kishin vrarë. Identiteti im është bërë i ditur në gjithë botën dhe tani qeveria po më merr atë që më kishte dhënë më parë. Nuk mund të konsultohej më parë me zyrën ligjore?”, shprehet Norrie që e ka cuar cështjen në gjykatë.

Top Channel