Aksidenti në Elbasan, vdes 48-vjecarja

18/03/2010 14:20

Ndërron jetë rrugës për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, 48-vjecarja që u aksidentua sot në mëngjes ne rrugën Elbasan-Metalurgji, kur një autobus me targa të Librazhdit e përplasi atë dhe bashkëshortin e saj.

Sabire Kullolli vdiq rrugës për në spital për shkak të plagëve të marra në trup.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, të paradites së sotme, kur nje automjet tip autobus me targa te Librazhdit me pasagjerë ka përplasur dy kalimtarë të rastit, te cilet kane qene burre e grua.

Shtetasit Sabire Kullolli 48 vjec dhe Skënder Kullolli 53 vjec kane mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit. 48- vjecarja ka qenë në gjendje të rëndë për jetën dhe është nisur për në Spitalin Ushtarak te Tiranes por ka gjetur vdekjen gjate rruges.

Te aksidentuarit kanë qenë duke kaluar rrugen për në krahun tjeter dhe i kanë prerë rrugen autobusit drejtuesi i të cilit u ndalua nga policia. Autobusi po shkonte në Durrës dhe si pasagjerë kishte nxenes të shkollës së mesme Polis Gostime të Elbasanit. Nga pasagjerët nuk ka patur te plagosur.

Top Channel