Aksidenti në Elbasan, plagosen burrë e grua

18/03/2010 12:20

Dy persona janë plagosur rëndë nga aksidenti automobilistik i paradites së sotme në aksin Elbasan-Metalurgjik prane fshatit Malasenje. (UPDATE)

Aksidenti ndodhi kur dy personat burrë e grua, respektivisht Sabire Kullolli 48 vjec dhe Skënder Kullolli 53 vjec, po tentonin të kalonin rrugën.

48 vjecarja është në gjendje të rëndë për jetën dhe është nisur për në Tiranë. Ata u goditen nga nje autobus me targa te Librazhdit me te cilin udhëtonin nxënësit e një shkolle të mesme që ishin nisur në drejtim të Durrësit.

Dy të plagosurit po tentonin të kalonin mes per mes rrugën, kur u goditen nga autobusi. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel