Vlorë, kapet peshkarexha italiane

17/03/2010 17:20

Një mjet i huaj lundrimi është kapur në orët e mbrëmjes së djeshme duke peshkuar në ujrat shqiptare.

Mjeti i huaj, i cili kishte flamur italian dhe emërtimin “Niko”, është sjellë nga ana e forcave të kufirit shqiptar dhe mjeteve të tjera të Marinës Shqiptare drejt portit të Vlorës, ku aktualisht ndodhet.

Burime nga kapiteneria e portit bëjnë me dije se anija eshte gjendur duke peshkuar në ujerat shqiptare. Një fakt i tillë nuk është pranuar nga ana e ekuipazhit të peshkarexhes.

Ata thanë se nuk kanë patur as qëllim, dhe as kanë kryer asnjë veprim në ujrat tona, duke respektuar gjithë bazën ligjore në lundrim. Por gjithësesi kapja në flagrancë do të jetë objekt hetimi nga ana e palës shqiptare.Sipas burimeve portuale ky mjet ishte 6 milje larg nga Kepi i Gjuzes dhe sipas këtyre burimeve, në momentin e kapjes kanë qenë dhe dy te tjerë por janë larguar sapo kanë parë mjete tona detare.

Top Channel