SHBA, dyfishohen vjedhjet ne internet

17/03/2010 12:10

Vitet e fundit, mashtrimet nepermjet internetit ne SHBA, po rriten ne ne menyre te pabesueshme.

Sipas raportit te fundit te FBI-se, ne vitin 2009 jane vjedhur ne total 590 milione dollare, me shume se dyfishi i nje viti me pare. Rastet e regjistruara nga organet kompetente jane 336.665.

Viktima te ketyre krimeve jane mbi te gjitha meshkujt. Shifrat u publikuan nga njesia per krimin ne internet, NW3C, qe shton se kriminelet perfitojne nga anonimiteti i ofertes, duke zhvilluar metoda shume te sofistikuara per te vjedhur njerezit.

Vlera mesatare e vjedhjeve eshte 575 dollare per person, ndersa viktimat jane te grupmoshes 40-49 vjec.

Top Channel