Sejdiu per vizite ne Bruksel

17/03/2010 09:10

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu do te qendroje per nje vizite ne Bruksel. Sot, Presidenti do t’i drejtohet Keshillit te NATO-se, ku do te flase per progresin e arritur ne Kosove si dhe per gjendjen aktuale politike e te sigurise.

Para nisjes per ne Bruksel, Presidenti Sejdiu tha se do ta njoftoje Keshillin e NATO-se me zhvillimet e pergjithshme ne vend.

“Do ta njoftoj Keshillin e NATO-s, per opinionet e institucioneve te Kosoves lidhur me zhvillimet politike, veprimet e bera deri me tani, synimet per ecjen e metejshme, ne kuptimin e realizimit te projektit qe Kosova te levize fuqishem ne zhvillimet e saj te brendshme ekonomike, demokratike dhe zhvillime te tjera, si dhe per rolin e saj qe te jete faktor i rendesishem i paqes dhe stabilitetit”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Top Channel