Qendrimi mbi krizen, PS mbledh sot grupin

17/03/2010 08:10

Deshtimi i diskutimeve per hetimin parlamentar ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, kushtezon hapat e metejshem ne veprimin politik te opozites socialiste.

Sot, nje dite pas debateve ne komision dhe rrezimit te kerkesave te PS per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore, grupi parlamentar i saj do te mblidhet per te shqyrtuar opsionet e reagimit ndaj situates se krijuar, e cila nuk duket se krijon mundesi marreveshjeje, te pakten per momentin.

Ajo cfare pritet nga ekipi i deputeteve te majte eshte formulimi i nje qendrimi politik, i cili ka gjase qe te artikulohet publikisht edhe ne seancen e dites se enjte. Eshte e pritshme qe duke u nisur nga perfundimi i pasuksesshem i negociatave politike, pozicionimi i opozites te ripercaktohet nga aksione te forta qe nuk perjashtojne protestat masive.

Nje sinjal per kete eshte edhe deklarimi i djeshem i kreut te PS, Edi Rama, i cili ka shfrytezuar debatin per projektligjin e ri te SHISH per te paralajmeruar nisjen e protestave ne mbare vendin. Precipitimi i situates dhe dalja eventuale e PS ne rruge, perbejne nje kthim prapa, duke e zhvleresuar teresisht edhe qendrimin e faktorit nderkombetar per arritjen e nje marreveshjeje. Duhet theksuar se ne kete situate te krijuar, PS ka fituar nje epersi te lehte morale, per sa kohe qe ajo ofroi nje terheqje nga pozicionimi i saj fillestar, per rinumerim te fleteve te votimit.

Ne menyre te terthorte, ky bllokim i faturohet tashme qeverise, e cila nuk arriti te zbatoje ne funksion te zgjidhjes politike pergjegjesite e veta perpara opinionit. Per kete arsye, protestat e pritshme te opozites, nese do te riaktivizohen me shume gjase do te riciklojne thirrjen per zgjedhje te parakohshme, nje skenar i cili mbahet i hapur nga pakica qe prej perfundimit te procesit elektoral te 28 qershorit.

Ajo qe mbetet e paqarte eshte fakti se cila do te jete menyra per ta rinormalizuar situaten politike, ne nje kohe kur edhe me kushte minimaliste shumica e djathte refuzoi nje konsensus qe do te stabilizonte situaten. E thene ndryshe, negociatat e tanishme percaktojne nje standard minimal per cdo diskutim politik ne te ardhmen, cka i jep opozites nje shans, qe gjithsesi mund t’i duhet ta arrije pas nje serie te lodhshme protestash dhe perseritjes se bojkotit.

Top Channel