PS:Projektligji SHISH, rrezikon marredheniet me SHBA

17/03/2010 04:10

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se po ve ne rrezik marredheniet e Shqiperise me Shtetet e Bashkuara me qendrimet e tij per projektligjin per Sherbimin Informativ Shteteror, te cilat Rama i quajti te turpshme.

Vullneti i mazhorances per te mos u terhequr nga miratimi i tij pavaresisht kerkeses se ambasadorit Withers ka sjelle reagimin e forte te socialisteve.

Kryetari i PS-se Edi Rama duke theksuar se Shqiperia nuk do te ishte ne NATO pa partnerin e saj kryesor SHBA-ne, kreu i PS Edi Rama tha se kjo sjellje nuk turperon vetem kryeministrin Berisha por te gjithe Shqiperine.

“Nuk është hera e parë që Sali Berisha u bën karshillëk Shteteve të Bashkuara në kundërshtim me interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe, edhe këtë herë, në sfondin e karshillëkut provincial është kriza e demokracisë, e shtetit të së drejtës, e ekonomisë së vendit”, theksoi Rama.

Top Channel