Përmbytjet, rreth 513 milionë lekë për të dëmtuarit

17/03/2010 14:20

Qeveria miraton shumën e kompensimit për banorët e prekur nga përmbytjet në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Fatura e caktuar për dëmshpërblim kap shifrën e rreth 513 milionë lekëve, ndërsa kontribut për këtë ka dhënë edhe Korporata Elektroenergjitike.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Sali Berisha theksoi se vendimi merret në përputhje me premtimin e qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familje në përmasat e dëmeve, të krijuara nga përmbytja.

“Përllogaritjet janë bërë nga autoritetet vendore, në bashkëpunim me autoritet e qarkut dhe kanë përfshirë të gjitha dëmet në shtëpi, orendi dhe dëmet e tjera në bagëti”, u shpreh Berisha.

 

Top Channel