Njolla e Kuqe, “zemra” e Jupiterit

17/03/2010 14:40

Në njollën e kuqe të Jupiterit që është stuhija më e madhe e sistemit diellor, ndodhet një zemër e ngrohtë.

Temperatura e ndryshme e vënë re për herë të parë vjen si pasojë e levizjes në krahun orar te njollës. Zbulimi është publikuar në revistën “Icarus” nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Oxford-it. “Very Large Telescope” dhe “Subaru Telescope” kanë arritur të bëjnë zbulimin në një nga pjesët më misterioze të planetit më të madh të sistemit diellor.

Pamjet kanë zbuluar se ngjyra më e kuqe e Njollës së Madhe korrespondon me një zemër të ngrohtë në brendësi të një stuhije të ftohtë. Njolla e Kuqe po vëzhgohet prej rreth një shekulli dhe madhësia e saj është në të tilla përmasa sa mund të mbaje brenda një diametër tre herë më të madh se Toka.

Pjesa e brendshme e njollës është 3-4 gradë më e ngrohtë se ambienti përreth. “Është hera e parë që arrijmë të bëjmë lidhjen mes gjendjes së ambientit dhe ngjyrës se Njollës së Kuqe”, shprehet një prej shkencëtarëve.

Top Channel