Mjedisi, mungoi transparenca

17/03/2010 16:50

Vitet e fundit Shqipëria e ka shkelur disa herë  konventën e Arhusit, përmes së cilës garantohet informimi i hapur i publikut për zbatimin e cdo projekti.

Përfaqësuesit e shoqërise civile kanë kërkuar transparencë dhe informim të publikut mbi efektet mjedisore dhe shëndetësore që mund të sjellin ngritja e  veprave si TEC-i në Vlorë apo ai me qymyrgur në Durrës.

Banka Botërore ka dhënë një fond prej 370 mijë dollarësh për zbatimin e një projekti përmes së cilit do të synohet rishikimi legjislacionit egzistues dhe më shumë transparencë të projekteve nga ministritë.

“Ne kemi patur gjithnjë ankesa nga OJQ-të që janë përcjellë edhe në organizma ndërkombëtare ku është theksuar se parimi i pjesëmarrjes publike duhet të forcohet edhe të rritet”, u shpreh Taulant Bino, zëvendësministër i Mjedisit.

Përfaqësuesit e shoqërise civile kanë kërkuar që këto fonde të mos menaxhohen vetëm nga Ministria e Mjedisit, pasi kjo do të sillte një centralizim të punës.

Top Channel