Meditimi ndryshon strukturen e kores celebrale deri ne piken qe e ben te pandjeshme dhimbjen fizike.

Ne kete perfundim ka dale studimi i kryer nga Universiteti i Montreal. Ekipi i studimit vleresoi ndjeshmerine e dhimbjes se shkaktuar nga nxehtesia, duke analizuar te dhenat nga truri nepermjet rezonances manjetike.

“Kemi zbuluar lidhjen mes meditimit dhe disa zonave te kores se trurit, te ndjeshme ndaj dhimbjes”, shprehet nje prej studiuesve. Rezultati me interesant i studimit eshte se lekura e njerezve qe meditojne, e ka duruar temperaturen 53 grade.

Ne total, njerezit qe meditojne jane 18 % me te predispozuar per ta mposhtur dhimbjen, ne krahasim me njerezit qe nuk e kryejne kete praktike.   

Top Channel