Masakra e Vidohovës, dështon sërish gjyqi

17/03/2010 22:35

Dështoi per herë te dytë tentativa për të celur procesin gjyqësor ndaj Besim Karajt, i akuzuar për vrasjen e tre vëllezërve Mulliri, një muaj më parë në Vidohovë të Devollit.

Kërkesa e avokatit mbrojtës për gjykim të shkurtuar të të pandehurit, shkaktoi tension në sallë nga ana e të afërmve të viktimave.

Familjarë të tre vëllezërve Taulant, Xhiliano dhe Edlevan Mulliri të vrarë si pasojë e nje tradhetie bashkëshortore, kundërshtuan ashpër kërkesën e avokatit mbrojtës.

Familjaret i kërkuan gjykatës dënimin maksimal te Besim Karajt.

Situata e tensionuar e cila nuk u vu nën kontroll me gjithë urdhërin e gjykatës e detyroi prokurorin e cështjes Edmond Shytko të kërkojë ndërprerjen e seancës dhe shtyrjen e gjykimit për një ditë tjetër, kërkesë e cila u mor parasysh nga togat e zeza.
.

Top Channel