Fullani-Jelasic, diskutohet stabiliteti financiar në rajon

17/03/2010 17:15

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ka pritur në një vizitë zyrtare homologun e tij serb Radovan Jelasic.

Në qendër të diskutimeve në takimin e zhvilluar midis dy guvernatorëve, ka qenë stabiliteti financiar i rajonit, ku është theksuar se bashkërendimi i politikave të ndryshme makro-ekonomike do të ndihmonte më shumë në integrimin rajonal dhe atë evropian.

Në këtë kuadër, guvernatorët bënë një ekspoze të zhvillimeve më të fundit makro-ekonomike në vendet përkatëse, duke u fokusuar në sfidat që këto Banka Qendrore kanë në drejtim të stabilitetit financiar dhe integrimit evropian.

Një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit midis guvernatorëve ishte dhe thellimi i bashkëpunimit, ku aktualisht midis dy bankave është duke u zbatuar marrëveshja e bashkëpunimit teknik të nënshkruar gjatë vitit të kaluar.

Top Channel