Finlande, pastori transeksual transformohet ne femer

17/03/2010 10:25

Kater muaj pasi kreu nderhyrjen kirurgjikale per te ndryshuar seks, nje pastor luterian nga Finlanda ka hequr veshjen e kishes.

Marja-Sisko Aalto qe para operacionit quhej Olli Aalto shprehet se nuk arriti te ndertonte nje lidhje te mjaftueshme per te fituar besimin e nevojshem per te vazhduar me zanatin e pastorit.

Marja-Sisko Aalto eshte pastori i pare transeksual i kishes luteriane finlandeze. Ai e kishte bere te ditur qe ne vitin 2008 idene per te ndryshuar seks, duke shkaktuar polemika te medha.

Menjehere pas ketij njoftimi, peshkopi Voitto Huotari njoftoi se Aalto do ta hiqte menjehere veshjen e kishes nese do ta kryente nje veprim te tille.

Top Channel