Fier, 8 mije automjete pa taksa

17/03/2010 08:25

Rreth 8 mije automjete nuk kane paguar taksat dhe detyrimet e tjera ndaj Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Fier.

Nje pjese e mire e ketyre mjeteve u perkasin institucioneve shteterore. Behet fjale per taksa te papaguara qe nga viti 2000. Kreu i Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit ne Fier, Luan Baci, jo vetem qe ka publikuar listen me emrat e debitoreve, por ka deklaruar se ne baze te urdhrit te qeverise ka nisur bllokimin e procedurave te targimit per shume institucione qe rezultojne debitore.

“Eshte nje numer i madh makinash qe nuk kane paguar taksat dhe detyrimet e tjera prane institucionit tone. Behet fjale per 8 mije te tilla. Nder institucionet shteterore qe u jane shmangur detyrimeve eshte Bashkia Patos, kompania e naftes “Albpetrol”, si dhe dhjetera komuna ne Fier, Lushnje dhe Mallakaster. Ne kete liste hyjne edhe Ndermarrja e Ujesjellesit, Spitali Rajonal i Fierit dhe ai i Lushnjes”, tha Luan Baci.

Ai sqaron se kompania “Albpetrol” ka numrin me te madh te makinave me taksa te papaguara, ndersa Bashkia e Patosit nuk ka paguar detyrimet per gjashte mjete.

“Kompania ‘Albpetrol’ ka 22 makina te tonazheve te ndryshme, per te cilat nuk ka paguar taksat qe nga viti 2000. Shifra e borxhit shkon ne disa milione leke. Specifika e makinave te kesaj kompanie lidhet me tonazhin e makinave, i cili ne disa raste eshte shume i madh e per rrjedhoje edhe taksat jane te larta, perfshi ketu edhe kamaten per vitet qe nuk jane paguar”, sqaroi drejtori Luan Baci.

Drejtori i Drejtorise se Sherbimit te Transportit ne Fier pohoi se ka njoftuar zyrtarisht te gjitha institucionet debitore. “Ne njoftimin institucional u eshte bere i ditur edhe vendimi i Keshillit te Ministrave. Gjithashtu u eshte bere i ditur edhe vendimi i bllokimit te cdo sherbimi per keto ndermarrje deri ne nisjen e procedurave te pagimit nga ana e tyre. Shuma e pavjele nga taksat e ketyre makinave eshte e madhe dhe kjo do te rrise se tepermi treguesit financiare te drejtorise sone”, tha Luan Baci.

Me automjetet qe posedohen nga privatet, Drejtoria e Targave ne Fier e ka me te lehte, pasi me anen e task forces ka mundur qe te bllokoje disa prej tyre, nderkohe qe nje aksion pritet te zhvillohet ditet ne vijim per kete qellim.

Top Channel