EULEX: Sulmet nuk na pengojnë

17/03/2010 14:25

Pas sulmit të së shtunës ndaj një automjeti të EULEX, zyrtarë të misionit shprehen të bindur se të tilla ngjarje nuk pengojnë punën në veri.

Për EULEX, sipas Telegraf, prioritet është kthimi i gjykatësve dhe prokurorëve në gjykatat në veri.

Ndonëse ishte distancuar nga strategjia e Qeverisë së Kosovës dhe e Zyrës Civile Ndërkombëtare për shtrirjen e autoritetit në veri, EULEX-i rithekson përkushtimin për forcimin e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Sulmet e fundit ndaj këtij misioni në veri, sipas zyrtarëve të EULEX-it, nuk do të mund të shkaktojnë refuzimin e njerëzve për ekzistimin e sundimit të ligjit.

Top Channel