Celularët, perdorimi do arrijë pikun në 2012-ën

17/03/2010 17:05

Oreksi global për aplikimin e telefonisë celulare do të shpërthejë në dy vitet e ardhshme.

Një studim i kryer për “Getjar”, dyqani i dytë më i madh në botë i aplikimeve, sugjeron se tregu do të rritet në 17.5 bilionë në dy vitet e ardhshme.

Sipas studimit, rritje do të pësojnë edhe shkarkimet që bëhen në celularë, të cilat do të shkojnë nga 7 bilionë që ishin vitin e kaluar në 50 bilionë në 2012-ën.

Studimi ka treguar se ka pasur edhe një rritje të dyqaneve të aplikimit, nga katër që ishin në vitin 2008 në 48 në ditët e sotme.

Studimi sugjeron më tej se dominimi i kompanisë “Apple” në treg mund të sfidohet nga modelet “Blackberry”, si dhe nga ato të ofruara nga “Google”, “Microsoft”, “Samsung” dhe “Nokia”.

Top Channel