Britania: Zgjedhjet, jo në standardin e duhur

17/03/2010 21:15

Sekretari i jashtëm britanik David Milliband ka prezantuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë ku përfshihet Shqipëria dhe Kosova.

Sikurse edhe vitin e shkuar ky raport është kritik me Shqipërinë, vecanarisht për sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe funksionit të organeve të drejtësisë.

Që në fillim të raportit trajtohet cështja e zgjedhjeve të 28 Qershorit ku duke ju referuar ODHIR-it thuhet se këto zgjedhje nuk ishin të standarteve të larta demokratike.

“Megjithëse është vërejtur progres në kornizën ligjore të zgjedhjeve dhe në procedurat e votimit ato u mbuluan nga politizimi procesit”, vijon raporti.

Përmirësimi i sistemit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale vitin e ardhshëm thekson raporti në bazë të rekomandimeve të ODHIR-it janë të domosdorshme dhe kërkojnë mbështetjen e të gjitha partive politike.

Raporti britanik për të drejtat e njeriut evidenton se korrupsioni në Shqipëri është shumë i përhapur dhe se pengon të drejtat e individëve.

Një strategji sistematike duhet në luftën kundra korrupsionit në vecanti për cështje me profil të lartë, ku rezultatet e ndëshkimit lënë për të dëshiruar thekson raporti.

Edhe zgjedhjet e shkura lokale  në Kosovë nuk marrin një notë positive nga ky raport.

Raporti vëren se shumë parregullsi ndodhën gjatë votimeve por përshëndet hetimin e tyre dhe rivotimin në disa komuna për të përmbushur standardet e duhura.

Top Channel