Bostinaru: Berisha të marrë vendimin e duhur

17/03/2010 17:45

Nënkryetari i delegacionit për Evropën juglindore në Parlamentin Evropian, Victor Bostinaru ka folur për krizën politike në Shqipëri, duke kërkuar nga qeveria që të pranojë propozimet e PS.

Zyrtari i lartë evropian ka paralajmëruar pasoja të rënda, nëse kryeministri Berisha nuk merr vendimet e duhura për t’i dhënë fund situatës së krijuar.

“Besoj se kryeministri Berisha dhe qeveria e tij do të marrin një vendim te zgjuar. Nëse Berisha nuk merr vendimin e duhur do të ketë pasoja. Nëse nesër qeveria refuzon propozimet e PS, kjo do t’i kushtojë. Qeveria duhet të negociojë për të gjetur një zgjidhje”, ka pohuar Bostinaru.

Top Channel