Bonot e Thesarit, renie e forte e interesave

17/03/2010 08:05

Interesat e bonove te qeverise me afat maturimi 12-mujor rane me 17 pike baze ne ankandin e fundit te zhvilluar dje nga Banka e Shqiperise, duke shenuar nje nga ndryshimet me te forta ne shume kohe.

Te dhenat mbi ankandin, tregojne se interesi mesatar i pranuar per bonot 1-vjecare qene 8.56 per qind, nderkohe qe ne ankandin paraardhes qene 8.73 per qind. Ne krahasim me nje vit me pare, bonot vjecare japin 0.57 per qind me pak. Renie u shenuan edhe ne interesin mesatar te pranuar per bonot 3 dhe 6-mujore.

Ne ankandin e djeshem, kerkesa e bankave te nivelit te dyte per blerjen e bonove e tejkaloi oferten me 150 per qind, gje qe tregon nje nivel te larte likuiditeti te sistemit bankar.

Ne tetorin e kaluar, Banka e Shqiperise e uli normen baze te interesit ne ekonomine shqiptare nga 5.75 ne 5.25 per qind. U deshen kater muaj qe ulja e interesit baze te sillte ulje te kostos se borxhit publik. Por shkaku kryesor i renies se interesave duket se ka qene vendimi i qeverise per te pranuar me shume blerje borxhi nga qytetaret e zakonshem.

Qeveria shqiptare paguan interesa per borxhin e brendshem prej 410 miliarde lekesh dhe renia e interesave te bonove te thesarit me 0.5 per qind i kursen afersisht rreth 15 milione euro shpenzime ne vit.  

Top Channel